Lajme

Ish-ministri: Për rezultatin në PISA s’kanë faj nxënësit, ata janë pasqyrë e arsimtarëve

12/03/2019 17:48
nga:B. D

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i ftuar në emisionin “FRONTAL” T7, ka folur pas publikimit të rezultateve të testit PISA, të cilat e kanë nxjerrë Kosovën jashtëzakonisht keq, të renditur në fund të listës krahas Filipineve e Republikës Dominikane.

Megjithatë sipas Bajramit, për një rezultat të tillë nuk është faji i nxënësve. Ish-zyrtari i PDK’së thotë se nxënësit janë pasqyrë e mësimdhënësve.

“S’është faji i nxënësve. Nxënësit janë ata që janë mësimdhënësit. Nuk duhet të drejtjmë gishtin as nga ministri, as nga individ të caktuar”, ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se gjatë kohës kur ka qenë ministër kishte propozuar një plan për vlerësimin e arsimtarëve e profesorëve, megjithatë një gjë e tillë nuk ishte realizuar.

Bajrami thotë se ky rezultat duhet të jetë edhe një sinjal për vetëdijesim për qeverinë e ardhshme.

Ndërkohë tutje konsideron se pa u vendosur çështja e arsimit në nivelet më të larta të interesit kombëtar, gjendja e rënduar nuk mund të sanohet.

“Është një problem shtetëror. Nuk do të mund të zgjidhet as me një ministër të ri, e as më një filozofi të re, nëse nuk ngritët në nivel kombëtar”, potencon Bajrami.

Ai thotë se duhet të krijohet edhe një fond kombëtar për mbështetjen e arsimit.

12/03/2019 17:22

Këta janë “pisat” shkaktarë për gjendjen e arsimit në Kosovë