• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-ministri i Shëndetësisë: Për këto arsye nuk zbatohet ligji anti-duhan, këto ndryshime nevojiten

10/29/2023 21:03
nga:N M

Rreth 250 milionë euro duhan, kosovarët i tymosin në vit. E, me të filluar temperaturat e ulëta duhanpirësit po e shkelin me të madhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit, raporton Gazeta Blic.

Ky ligj nuk po gjen zbatueshmëri as nga vetë krerët e institucioneve.

Pavarësisht kësaj, ka edhe prej qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje për sezonin dimëror, kështu duke u kthyer tek cigaret elektrike.

Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja.

Një trend që po krijon masivitet në përdorim pa ditur se cilat janë kostot në shëndet, e aq më tepër tek të rinjtë.

Por Kosova ka më shumë se dhjetë vjet që ka të miratuar ligjin për kontrollin e duhanit, ligji ky i cili po thuajse në këtë dekadë shumë pak është respektuar.

Arsyet për këtë ka me dhjetëra, duke filluar nga numri i vogël i inspektorëve, konflikti i interesit midis institucioneve siç janë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Ministria e Shëndetësisë ministria e Bujqësisë, edukimi dhe vetëdijesimi i shoqërisë, mungesa e gjobave ndaj atyre që thyejnë rregullat e shumë të tjera.

Ligji për kontrollin e duhanit me plotë kuptimin e fjalës respektohet gjatë stinës së dimrit vetëm në një pjesë të kryeqytetit, por jo edhe në disa komuna të tjera të vendit, e ku duhani mund të pihet lirshëm në ambiente të mbyllura, pavarësisht se ligji e ndalon një gjë të tillë.

Disa herë ka pasur propozime se ky ligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet në disa pika dhe nëne të caktuara, por deri në këto momente nuk ka pasur asnjë lëvizjen nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Armend Zemaj ish ministër i Shëndetësisë, ka thënë për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se pavarësisht se Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës ka rekomanduar plotësim ndryshimin e ligjit për kontrollin e duhanit nuk ka pasur lëvizje konkrete nga ekzekutivit.

Sipas tij, janë disa faktorë që ligji për duhanin nuk po respektohet në plotni.

“Ligj të keq nuk ka, ka moszbatueshmëri të ligjit, ka mos mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, ka ikje nga përgjegjësia në vazhdimësi, ka pasur konflikt institucional në kuptimin e ndarjes së përgjegjësive dhe mos të them diku diku edhe abuzim, sepse zbrazëtirat ligjore, mos nxjerrja e udhëzimeve administrative, ndarja e kompetencave e ka lënë më shumë në mëshirën e mbikëqyrjes së inspektoratit me numër të vogël inspektorësh, por mbi të gjitha vetëm në aspektin kur ka pasur ndonjë ndërhyrje mediatike ose ndonjë shqetësim institucional, siç është parandalimi në institucionet edukativo- arsimore, konsumimi në institucionet shëndetësore, e gjëra tjera negative që kanë ngrit shqetësime, dhe tek atëherë është vënë në pah mbikëqyrja”, tha au, raporton Gazeta Blic.

“Në vitet e para të këtij ligji ka qenë më shumë i zbatuar fatmirësisht, më vonë është harruar në ecjen e tij dhe tek tash viteve të fundit, sidomos në kohë ne pandemisë ka pasur një llojë insistimi që edhe kjo pjesë të mbikëqyret, por ishte njëfarë lehtësie, sepse kishte masa, kishte reduktime të aktiviteteve, pjesëmarrjes në kafiteri, maska dhe angazhim shtesë i inspektorëve që e mbikëqyrnin këtë pjesë. Viteve të fundit duket se ka qenë interesim më i shtuar nga shoqëria civile, ku ka pasur edhe rekomandime, por edhe komisionit parlamentar për shëndetësisë dhe i ka mbet Qeverisë që të bëjë plotësim ndryshimin e këtij ligji’, thotë Zemaj.

Ky ish- ministër i Shëndetësisë ka dhënë edhe arsyet se pse në disa komuna nuk respektohet ligji për kontrollin e duhanit në plotni dhe në disa të tjera po.

Sipas Zemajt, përveç edukimit dhe vetëdijesimit të shoqërisë se duhani dëmton seriozisht shëndetin, edhe gjobat për shkelësit ligjit për duhanin janë zgjidhje.

“Pjesërisht respektohet në Prishtinë, ne çka lëvizim pak më shumë e shohim, sepse është edhe numri i vogël i inspektorëve, në kuptimin e mbikëqyrjes dhe më shumë është mos respektimi i kushteve dhe krijimit të kushteve, qoftë në lejet ose mbikëqyrjen e tyre. Njk po flasim vetëm për kafiteritë por ne shohim njerëz edhe para institucioneve edukativo- arsimore, ose njerëz brenda institucioneve publike, edhe brenda institucioneve shëndetësore që pinë duhan e që do të duhej të ishin shembuj, por ka pasur shembuj negativ”.

”Ne duhet te kemi një qasje ndryshe, e ajo është edukimi, mos ta përdori si propagandë, por si moto që duhani më të vërtete shkakton probleme, duhet te eliminohen format e konsumimit, sidomos në ambiente të mbyllura dhe institucionet ta kenë fjalën dhe përgjegjësinë kryesore. Në fund të fundit edhe gjobat janë njëfarë zgjidhje sepse masat ndëshkuese janë reflektim që të mos keqpërdoret ose mos të abuzohet tutje, por nuk janë vetëm zgjidhje gjobat, duhet ta kemi një qasje ndryshe dhe një llojë reklamimi pozitiv kundër pirjes së duhanit, ose kur hyn në dyqane nuk respektohet mosha, ne rrallë shohim që dikush është i përgjegjshëm dhe një fëmije nuk i jap cigare për shkak se e ka dërguar prindi ose se ka dërguar”, thotë ai.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?