BLIC.TV

Ish-ministri Bislimi zbulon marrëveshjen me bankat për shtyrjen e kredive

10/09/2020 20:26
nga:F K

Në mesin e muajit mars, në Kosovë u konfirmuan rastet e para me virusin korona, shkruan GazetaBlic.

Në këtë kohë, kur edhe u shtua paniku, qytetarët e Kosovës u futën në një qorrsokak.

Ndër vendimet që u morën ishte edhe vendimi për shtyerjen e obligimeve ndaj bankave për një periudhë tremujore pa u ndëshktuar nga këto të fundit.
Ky vendim u mor nga një dakordim mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Por, ky vendim u implementua ndryshe, derisa kjo u konvenoi më së shumti bankave, këto të fundit, të cilat nuk respektuan vendimin. Ato vepruan konform interesave të tyre.

Bazuar në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës, ato fituan mbi 40 milionë euro të pastra gjatë muajit janar – qershor, përfshirë këtu edhe kohën kur vendi ishte mbyllur përmes një vendimi të qeverisë së kaluar.

Ideatori i shtyrjes se kredive ne kohe pandemie, Bisnik Bislimi, ish-ministër i Financave, ka sqaruar pajtueshmerinë me Bankën Qëndrore të Kosovës dhe Shoqaten e Bankave.

Bislimi, per “Expose”- prodhim i GazetaBlic, ka rrefyër per here te pare se bankat vepruan ndryshe nga ajo çfarë ishin dakorduar në takimin e marsit të këtij viti.

“Fillimisht kur kanë filluar masat kufizuese ne kemi kuptuar se si komuniteti I biznesit apo familjet amvisëritë kanë me pas vështirësi me i kry obligimet e tyre qoftë ndaj punëmarrësve, qoftë ndaj familjeve, qoftë ndaj furnitorëve dhe kemi hulumtuar instrumenetet që do të lehtësonin barren në kohë të pandemisë. Shembull kemi shtyer shylerjen e obligimeve tatimore, kemi vendos pakon emergjente që iu ka ndihmuar në paga dhe qeraja dhe mes tjerash kemi tentuar që me sistemin banker me qenë më fleksibil për shtyerjen e obligimeve të kredive nga ana e bizneseve, por edhe familjett në nevojë”, ka thënë Bislimi./GazetaBlic

 

🔴 Expose – Hajnia e bankave në kohë pandemie – 09.10.2020

Besnik Bislimi, zbulon marrëveshjen me Bankat për shtyrjen e kredive!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 9 octobre 2020