Sporti

Ish-mesfushori i Tottenham: Askush nuk është i kënaqur me Bale, madje as Mourinho

04/05/2021 19:17
nga:Lorik J

Trajneri i Tottenham, Mourinho është lodhur nga Gareth Bale ka thënë ish-mesfushori i Spurs,  Jamie O’Hara.

“Unë mendoj se të gjithë janë lodhur tashmë nga Gareth Bale. Edhe Mourinho është i lodhur. Tifozët, lojtarët, shtypi, të gjithë. Ai luajti disa lojëra të mira, pastaj u zhduk në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit: derbi me Arsenalin dhe ndeshja në Zagreb”, tha O’Hara.

Gareth Bale u huazua te skuadra londineze nga Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Por duket se Mourinho dhe stafi i tij teknik nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij, dhe nga fakti që sulmuesi ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme.

/GazetaBlic Sport