Sporti

Ish mbrojtësi i Anglisë me kritika të ashpra: Këta ishin lojtarët më të dobët në fushë

09/11/2019 19:41
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Anglisë Martin Keown ka kritikuar Michael Keane, Declan Rice dhe Harry Maguire për gabimet e tyre në fitoren 5-3 të Tre Luanëve ndaj Kosovës të martën në mbrëmje.

Të tre golat e Kosovës sipas tij erdhën nga gabimet individuale, por paraqitje të mirë patën Raheem Sterling, Jadon Sancho dhe Harry Kane, raporton GazetaBlic.

“Mbeten pyetje serioze në mbrojtje. Në minutën e parë, Michael Keane bëri një pasim të ngathët në mbrojtje dhe Anglia u ndëshkua”, tha Keown në kolumnën e tij për DailyMail.

“Në fillim të pjesës së dytë, Declan Rice bëri një pasim të ngathët në mesfushë dhe ata u ndëshkuan.”

“Atëherë Harry Maguire bëri një penallti të panevojshme ndaj Vedat Muriqit, dha një penallti dhe ata u ndëshkuan.”

/GazetaBlic/