Sporti

Ish-lojtari i Prishtinës shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Mal të Zi

08/04/2020 22:32
nga:M K

Ish-futbollisti i Prishtinës, Drasko Bozovic është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit në kampionatin fqinj.

Kështu kanë bërë të ditur mediat malazeze, të cilat edhe kanë publikuar 11-shen e parë të edicionit 2019/2020, përcjell GazetaBlic.

Buduçnosti është skuadra me më së shumti përfaqësues në këtë 11-she. Kujtojmë se Bozovic mbrojti ngjyrat “bardhë e kaltër” gjatë edicionit 2017/2018.

Më poshtë edhe formacioni më i mirë.

Portier

Millosh Dragojevic (Buduçnosti) 49 vota

Mbrojtja

Stefan Milic – Buduçnost (81)

Igor Çukovic – Rudar (52)

Nemanja Sekulic – Zeta (49)

Luka Maleshevic – Iskra (45)

Mesfusha

Drashko Bozhovic – Buduçnost (78)

Marko Çetkovic – Sutjeska (52)

Milosh Raickovip – Buduçnost (39)

Sulmi

Igor Ivanoviq – Buduçnost (47)

Nikola Vujnovic – Podgorica (39)

Petar Grbic – Buduçnost (36)

/GazetaBlic/

09/22/2020 15:10

Formacionet zyrtare: Arbëria – Prishtina