Sporti

Ish lojtari i Manchester United: Kylian Mbappe nuk ndalet!

02/11/2019 19:22
nga:Lorik J

Ish lojtari i United – Louis Saha beson se PSG do të ketë shumë punë për të bërë në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.

Ai beson se PSG ka aftësi të jashtëzakonshme, kryesisht për shkak Kylian Mbappe, i cili është fantastik sipas tij, shkruan GazetaBlic.

‘Paris Saint-Germain janë pak më të mirë, sepse vazhdojnë të përparojnë’, tha Saha për Omnisport.

“Ata kanë një lojtar si Mbappe i cili nuk mund të ndalet. Paris Saint-Germain janë të fortë, sepse trajneri solli më shumë stabilitet. Trajneri mund ta ndryshojë lehtë sistemin e tij, ai është shumë i zgjuar dhe ka komunikim të madh. Do të jetë një ndeshje e madhe”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/