Sporti

Ish-lojtari i Juventusit më 2006: U mblodhëm dhe vendosëm të qëndrojmë

05/07/2020 10:41
nga:M K

Vera e vitit 2006 ka qenë e paharrueshme për futbollin italian.

Kjo për shkak se në Maj shpërtheu skandali “Calciopoli”, kurse në Korrik Italia u shpall kampione e botës, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, në futbollin brenda Apenineneve, gjërat kishin ndryshuar radikalisht. Shumica e skuadrave edicionin pasues e kishin filluar me mungesë pikësh, por më së keqi e pësoi Juventusi.

“Zonja e Vjetër” u dënua me zbritje në Serie B. 14 vite më pas, ish futbollisti i bianconerëve, Giannichedda ka komentuar rrjedhën e gjërave atëbotë, duke treguar sesi vendosën bashkë me emrat tjerë të mëdhenj të ekipit, të qëndrojnë edhe të kthehen në Serie A.

“Mbaj mend se në fillim asush nuk e kuptonte se ku do të luante Juventus, nëse në B apo C. Pavarësisht se kam qendruar vetëm një vit tek ai ekip, isha në një moshë të pjekur dhe gjatë gjithë karrierës sime kam qenë një lojtar skuadre.

Për këtë arsye u mblodhëm me Del Piero, Trezeguet, Buffon, Nedved dhe vendosëm të ngjiteshim menjëherë në Serinë A”, ka thënë ndër të tjera italiani për TuttoJuve.

/GazetaBlic/

07/04/2020 19:12

Juventusi s’gabon as në derbi, marrshon sigurt drejt titullit