Sporti

Ish lojtari i Juventusit: Kur do të pensionohet Messi, unë nuk do të shikojë më TV!

10/29/2020 09:03
nga:Lorik J

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është Harry Potter i futbollit, sipas Christian Vieri.

Messi asistoi tek goli i Ousmane Dembele dhe realizoi një penallti në fitoren 2-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, përcjell GazetaBlic Sport.

Vieri, i cili fitoi Serie A me Juventusin në vitin 1996-97 lavdëroi Messin në Torino.

“Një Barcelonë e mahnitshme. Ata mund të kishin shënuar gjashtë, shtatë gola lehtësisht. Ata luajtën fantazi”, tha ai për CBS Sports.

“Messi është një magjistar, ai është Harry Potter i futbollit dhe kur ai pensionohet, unë nuk do të shikojë më TV. Unë nuk do të punoj më në TV, unë do të shikoj Netflix, kjo është, sepse kur ai pensionohet nuk ka asgjë tjetër për të parë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/