BLIC.TV

Ish-Kryesuesi i Bordit të Trepçës: Ministrja Rozeta Hajdari na kontaktonte në 12:00 të natës!

03/08/2020 21:10
nga:Gazeta Blic

Ish-Kryesuesi i Bordit të Trepçës Ardian Syla, tha për “Expose” se vendimi për shkarkimin e tyre nuk ka pasur bazë ligjore.

Syla, konsideron se arsyetimi i dhënë nga ministrja Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë, për shkarkimin e këtij Bordi është i pa vërtetë.

Ne nuk kemi marrë dhe nuk kemi pranuar ende asnjë dokument nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkarkimin e kemi mësuar përmes mediave, më saktësisht në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe nuk kemi parë asnjë vendim të nënshkruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, lidhur me këtë vendim.

Realishit arsyet i kemi dëgjuar në mbledhjen e qeverisë, gjatë transmetimit të mbledhjes së qeverisë – sipas ministres që ka bërë propozimin për shkarkimin e Bordit Mbikqyrës të Trepça Sh.A, njëra prej arsyeve ka qenë se ndërmarrja ka lëshuar disa prona me qira gjë që ne edhe në prononcimin tonë si Bord Mbikqyrës e kemi demantuar se dhënia e pronave me qira nga Trepça ka qenë aktivitet që nga paslufta dhe dhënia e pronave me qira e cila gjeneron edhe të hyra, kurse arsyetimi i dytë ka qenë konkursi i shpallur nga ndërmarrja Trepça në shtator të vitit të kaluar, konkurs që ka qenë për rekrutimin e fuqisë së re punëtore, edhe ky arsyetim nuk qëndron për shkak se edhe qiratë edhe konkursi nuk kanë të bëjnë fare me bordin, janë kompetenca të cilat i takojnë menaxhmentit të ndërmarrjet, kompetenca të cilat i marrin për të menaxhuar ndërmarrjen dhe për të marrur aktivitete ditore. Ne kemi bërë të ditur se ministrja nuk e ka bërë dallimin ndërmjet kompetencave të Bordit Mbikëqyres si dhe menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça Sh.A”, tha ai për Expose.

Ish-Kryesuesi i Bordit, po ashtu akuzon ministren Hajdari që ka pasur tendeca politike të eleminimit të tyre nga kjo ndërmarrje, duke i kontaktuar ata edhe rreth orës 12:00 të natës përmes postës elektronike dhe duke iu kërkuar raport të auditimit. Duke e quajtur këtë veprim si të kundërligjshëm dhe ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e Bordit, Syla ka paralajmëruar edhe padi për të dhe Qeverinë.

“Derisa të pranojmë një dokument në formë zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ne si Bord Mbikqyrës do të marrim të gjitha masat ligjore për të kundërshtuar këtë vendim, pasi që arsyetimet që i ka potencuar ministrja në mbledhje të qeverisë nuk janë të vërteta”, u shpreh ai.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë dokumentarin e titulluar “Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti.”