BLIC.TV

Ish-Kryesuesi i Bordit të “Infrakos”: Na shkarkuan kundërligjshëm, do ta padisim Qeverinë Kurti

03/08/2020 21:41
nga:Gazeta Blic

Ish-Kryesuesi i Boridt të “Infrakos” Enver Oruqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka shkarkuar kundërligjshëm këtë Bord.

Sipas Oruqit, Bordi i deritanishëm ka pasur vetëm 8 muaj punë dhe është dashur të pritet raporti i Auditimit për vitin 2019, për të bazuar vendimin e shkarkimit të tyre në përformancën e këtij raporti.

“S’kanë pasur bazë për të na shkarkuar dhe ne do ta ndjekim rrugën ligjore. Ne nuk kemi as 8 muaj punë dhe ende nuk kanë marrur një vlerësim për përformancën tonë”, tha Oruqi, për Expose.

Oruqi, bëri të ditur se do të deponojnë padi për të kundërshtuar këtë vendim.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë dokumentarin e titulluar “Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”