Lajme

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, ndodhet në gjendje të rëndë

10/20/2025 12:39
nga:N K

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, ndodhet në gjendje të rëndë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri shqiptar është shtruar në spital, pasi thuajse dy vite më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.

Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.