Përmes një postimi në rrjetet sociale, kretari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan se sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë.
Sipas kreut të PD, “këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë”.
Postimi i Berishës:
Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!
Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë.
Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!
Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA.
Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla. #sb