Të shtunën në “Përputhen Prime” është zhvilluar një debat mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj Hysenit, i cili ndryshe njihet si “Bushi”.
Biseda mes tyre filloi me ofendime dhe tone të larta zëri, e që në një moment Alvisa filloi të ndihej keq pasi edhe konkurrentët e tjerë të këtij emisioni filluan ta qortonin.
Konkurrentja tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me “Bushin. Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.
Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.
Pak orë pas këtyre fotografive ka reaguar Hyseni duke publikuar disa incizime me Alvisën të muajit shtator, ku kishin planifikuar të shtynin hyrjen e Hysenit në “Për’puthen”.
Ai ka shkruar në video e publikuara se cdo gjë bëhët për famë, imazh dhe për para, teksa ka shtuar se të gjitha janë lojëra të Alvisës me autoren e emisionit, Olsa Muhametin, të cilës ia lë fajin për të gjitha ndodhitë.

Nuk është hera e parë që autorja e këtij emisioni Olsa Muhameti kritikohet për shkak të “skenareve”, kujtojmë sezonin e kaluar ishin: Arjoni, Bearti, Andi, Tea, Melisa që kritikuan se e gjitha është e planifikuar.


