Lajme

Ish-këshilltari i Kadri Veselit thotë se nuk është në PDK

12/19/2019 18:10
nga:B. D

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka sqaruar mediet të cilat janë duke e cituar Latifin si zyrtar i PDK-së, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se mandati i tij si këshilltar i ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, ka përfunduar, duke shtuar se nuk është pjesë e asnjë forumi të PDK-së, as anëtar kryesie, i këshillit drejtues e as anëtar i ndonjë dege apo nëndege.

Latifi tha se qëndrimet e tija publikë nuk janë si qëndrime të PDK-së në asnjë formë.

Në fund shton se ndjehet mirë dhe krenar për bashkëpunimin 5-vjecar që ka pasur me Veselin.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Sqarim për mediat

Mandati i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar. Rrjedhimisht, edhe emërimi im si këshilltar politik i tij. Unë nuk jam pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege. Rrjedhimisht qëndrimet e mia publike nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, në asnjë formë. Prandaj, cilësimi i qëndrimeve të mia si qëndrime të PDK-së është krejtësisht i pasaktë. Është dezinformim. Personalisht vazhdoj të kem konsideratë të lartë për kryetarin e PDK-së dhe këshillat e mia për të mbesin vetëm në nivelin e raportit miqësor dhe joformal. Unë ndihem mirë dhe krenar me bashkëpunimin pesë vjeçar me të. Kjo është e tëra!

Sqarim për mediatMandati i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar. Rrjedhimisht, edhe emërimi im…

Publiée par Blerim Latifi sur Jeudi 19 décembre 2019

01/28/2020 17:55

Kështu ishte festuar në Drenicë për vdekjen e Rrahman Morinës