Sporti

Ish-gjyqtari spanjoll: Barcelonës i’u mohua një penallti

05/01/2019 22:07
nga:M K

Mbetet e diskutueshme situata kur Matip preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë.

Pak para se katalunasit ta realizojnë golin e epërsisë përmes Suarez, ishte Messi, ai i cili u gjend brena zonës së epërsisë, dhe në tentim për ta kaluar qendërmbrojtësin Matip, ky i fundit e ndali me dorë, të paktën ashtu shihet nga xhirimet televizive, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se kjo ishte pjesë e diskutimit edhe në tavolinat e analizave pas fraksionit të parë, kurse nuk mungoi as ish-gjyqtari spanjoll, Oliver, që komentoi rastin në fjalë.

“Ishte penallti sepse dora e Matip nuk ishte në pozitë natyrale, ishte prekje e qëllimshme”, tha Oliver për Marca.

/GazetaBlic/

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës