Sporti

Ish-gjyqtari spanjoll: 90% e gjyqtarëve mbështesin Real Madridin

05/22/2020 08:18
nga:M K

Reagime të shumta janë parë në rrjetet sociale nga gurmanët e futbollit spanjoll, pas deklaratave të një gjyqtari të dikurshëm.

Ish-pjesëtari mantelverdhë i La Ligas, Eduardo Iturralde Gonzalez, ka thënë se dy skuadrat më të mëdha në Iberik, Real Madridi dhe Barcelona kanë mbështetje nga gjyqtarët, teksa mes këtyre dyjave, ai thotë se “Los Blancos” mbështeten nga 90% e gjyqtarëve, përcjell GazetaBlic.

“90% përkrahin Real Madridin kurse 10% përkrahin Barcelonën.

I pëlqeu apo jo Barcelonës, 70% e vendit janë me Madridin, përjashto Kataloninë”, tha mes tjerash Gonzales.

Këto deklarime ai i bëri në një prononcim për mediat vendore, teksa kujtojmë faktin se ai ndau drejtësinë në Primera Divisionin spanjoll për 17 sezone radhazi, saktësisht 291 ndeshje.

/GazetaBlic/

05/29/2020 11:05

LAJMI I FUNDIT: La Liga rifillon me 11 Qershor, përfundon me 12 Korrik