BLIC.TV

Ish gjenerali i UÇK-së tregon kërkesën e parë që ka pasur NATO ndaj UÇK-së

06/14/2019 22:28
nga:Gazeta Blic

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku ka nxjerr detaje të pa dëgjuara deri më tani në “Blic Interview me Astrit Gashin” për takimin e parë që ka pasur NATO me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK e në këtë takim ka pasur edhe ambasadorë të huaj.

Kërkesa fillestare ka qenë e papranueshme për ne, dua të jem i sinqertë, me 10 qershor në mbrëmje kemi pasur një takim me zyrtarë të lartë të NATO-s, ambasadorë të ndryshëm dhe kërkesa e tyre ka qenë që unë ti njoftoi pjesëtarët e UÇK e që ata në fillim i quanin grupe të armatosura të shqiptarëve, që në takimin e parë me NATO ata t`i dorëzojnë aty për aty armët, municionin, e uniformën e gjësende të tjera, sepse KFOR është e vetmja forcë ushtarake në Kosovë. E refuzuam këtë kërkesë siç nuk pranuam ta na quanin grupe të armatosura – por thash se ne jemi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, unë jam shef i shtabit dhe përfaqësoj ushtarët e UÇK dhe se një gjë e tillë nuk vjen në shprehje, por për këtë çështje duhet të bisedojmë si partner si miq … U akorduam që kjo mos të ndodh dhe morëm përsipër që mos ta pengojmë largimin e forcave serbe nga Kosova në aspektin e sulmeve ushtarake mbi to”, tha Çeku, raporton Gazeta Blic.

Agim Çeku me rrëfim ekskluziv në “Blic Interview” për marrëveshjen e Kumanovës

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku