Sporti

Ish-futbollisti i Real Madridit arrestohet nga policia për trafikim droge

05/12/2020 18:23
nga:M K

Ish-anëtari i “Los Blancos”, Edwin Congo është arrestuar nga policia për trafikim droge.

Zyrtarët policorë nga vendlindja e Congos, Kolumbia, e kanë vënë nën pranga atë bashkë me dhjetë persona të tjerë, përcjell GazetaBlic.

Dyshohet për pjesëmarrje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veçanarisht të kokainës.

Lajmin e ka dhënë gazetari i “La Sexta”, Manuel Marlasca.

Congo ka djersitur fanellën e Real Madridit në edicionin 1999/2000, ndërsa ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të tjera nga Primera Divisioni spanjoll.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?