Golashënuesi më i mirë afrikan në historinë e Premier League, Mohamed Salah konsiderohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë nga ai kontinent që ka shkelur në fushat britanike.
Një deklaratë me të cilën e dha Yakubu, ish futbollisti i Evertonit dhe disa skuadrave tjera, nuk pajtohet me këtë gjë, duke thënë Drogba ishte më i veçantë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të thuash se Salah është afrikani më i mirë në historinë e Premier League kur ekzistonte Drogba. Ai ishte diçka i veçantë, një nga ata lojtarë që dukej se shënonte si shaka”, ka thënë ish-reprezentuesi nigerian.
Drogba kaloi tetë sezone në Premier League. Në total, ai shënoi 104 gola, u shpall golashënuesi më i mirë në dy raste dhe fitoi titullin katër herë.
/GazetaBlic Sport/


