Sporti

Ish-futbollisti i Liverpoolit sulmohet dhe theret me thikë

06/30/2020 08:52
nga:M K

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe ai aktual i Derby Countyt, Andre Wisdom është sulmuar dhe therur me thikë.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi i mbrojtësit përmes një njoftimi zyrtar, përcjell GazetaBlic.

Sipas tyre, gjatë një vizite familjare pas ndeshjes me Readingun, Wisdom u bë cak i vjedhësve, që në tentim për ta përfunduar me sukses misionin e tyre, e sulmuan lojtarin, teksa i njëjti ka pësuar lëndime, për t’u nisur më pas në spital.

Gjendja e tij është stabile, ndërsa po rehabilitohet nën përkujdesjen e mjekëve.

27 vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit gjatë vitit 2012, ku regjistroi 19 paraqitje.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri