Sporti

Ish-futbollisti i Interit nënshkruan me Bolognan

08/29/2019 12:34
nga:M K

E njeh mjaft mirë Italinë, andaj edhe ka vendosur që të rikthehet aty.

Fjala është për ish-futbollistin e Interit, Gary Medel, që tashmë ka zyrtarizuar kalimin në Bologna, shkruan GazetaBlic.

Mbrojtësi kilian së fundi luajti për Beshiktashin, kaloi te skuadra në “Renato D’All Ara” për shumën e 2.5 milionë euro.

Medel ka pasur 109 paraqitje për Interin gjatë viteve 2014-2017, derisa për kombëtaren latino-amerikane ai gjithashtu ka luajtur në 125 ndeshje, duke mbajtur edhe postin e kapitenit.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos