Sporti

Ish-futbollisti i Interit, i hyn politikës

10/17/2019 20:37
nga:M K

Njeriu i parë nga Kenya që ka luajtur në Liga e Kampionëve, McDonald Mariga do t’i hyjë politikës.

Kështu raportojnë mediat nga Kenya, që konsiderojnë se 32 vjeçari ka gjasa tejet të mëdha për t’u bërë pjesë e parlamentit të shtetit të tij, shkruan GazetaBlic.

Ish anëtari i Parmës dhe Latinas, është pjesë e partisë së Presidentit aktual të Kenias, Uhuru Kenyatta.

Ai ka mbetur pa klub që nga fundi i edicionit 2018, kur u largua nga Real Oviedo.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat dhe nëse ish-futbollisti zikaltër do t’ia arrijë qëllimit.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër