Lajme

Ish-drejtori i CIA-s: Trumpi braktisi detyrën, u dorëzua para koronavirusit

07/02/2020 17:21
nga:A. R.

Ish-sekretari i Mbrojtjes dhe ish- drejtori i CIA-s, Leon Panetta, ka thënë presidenti Donald Trump, ka braktisur detyrën e tij përball koronavirusit.

“Donald Trump esencialisht ka braktisur detyrën e lidershipit që duhej t’i ofronte vendit që po përballet me këto telashe gjatë pandemisë së koronavirusit”, është shprehur Leon Panetta.

Panetta i ka shërbyer në kapacitete të ndryshme hiç më pak se nëntë presidentëve amerikanë, dhe me këto kritika bëhet figura e fundit e njohur publike që akuzon Trumpin se efektivisht është dorëzuar para virusit dhe se ka braktisur amerikanët në fatin e tyre, duke përdorur termin “awol” që nënkupton “mungues por pa u larguar.”

“Kjo është krizë e madhe,” i tha Panetta Anderson Cooperit të CNN-it, duke shtuar se eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci ka paralajmëruar se Amerika mund të goditet me nga 100 mijë raste të reja në ditë, shkruan The Guardian.

“Por presidenti, në vend se të bënte ndonjë formë të strategjisë kombëtare për të konfrontuar këtë krizë, thjesht shkruan në Twitter për vandalizmin dhe gjëra tjera për të marrë vëmendjen nga kriza që është këtu.” – tha më tej ai.

“Ne e kemi një president që nuk është i gatshëm të qëndrojë e të bëj atë që është e nevojshme në mënyrë që të udhëheq vendin në këtë krizë të madhe. Kurrë nuk e kam parë një president që e ka shmangut atë përgjegjësi.”

Virusi i ka infektuar më shumë se 2.6 milionë amerikanë dhe i ka vrarë 128 mijë prej tyre sipas Universitetit Johns Hopkins.