Lajme

Ish drejtori i burgjeve: Arratisja nga burgjet e Kosovës tashmë është bërë trend

08/08/2024 19:14
nga:N K

Ditëve të fundit, Kosova po sfidohet nga arratisjet e të burgosurve.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua ish drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai tha se arratisjet nga burgjet e Kosovës janë problem për t’i parandaluar e se duhet ndërmarrur masa sigurie të tjera.

“Më vjen shumë keq që po dëgjojë që po bëhen këto arratisje e poashtu edhe nga spitali, ato janë bukur problem, e për t’i parandaluar duhet masa të tjera, shërbimi korrektues atje nuk mund të bëj asgjë, mirëpo duhet luftuar me të gjitha mjetet edhe duhet ndërtuar një spital për burgjet,  përndryshe ata munden me ikë kur të duan prej spitaleve, ndërsa prej burgjeve të hapura edhe aty është shumë vështirë për t’i parandaluar sepse nuk ka masa sigurie që munden me i parandalu arratisjet, sepse oficerët nuk muj me i parandalu 100 veta”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se njëherë duhet rregullorja e shërbimit korrektues për të parandaluar arratisjet e të burgosurve.

“Ndërsa për mbajtjen e përgjegjësisë, së paku përgjegjësi morale aty ka, duhet që të përpiqen t’i shtojnë masat dhe t’i parandalojnë këto arratisje, mirëpo është vështirë për t’i parandaluar, duhet rregullorja njëherë e shërbimit korrektues prej pavijonit të Dubravës në Smerkonicë, pastaj me kërku edhe polici me të shpeshtë”, tha ai.

Zogaj tha se arratisjet nga burgjet e Kosovës është bërë trend dhe se duhet ndërmarrur hapa të shpejt sigurie dhe të punohet e analizohet me ekspertë në mënyrë profesionale.

“Qeveria aktuale ndoshta janë duke punuar në këtë aspekt, mirëpo kjo ikje nga burgjet tashmë është bërë trend, duhet të mos ia lënë kohës, mirëpo duhet me ndërrmarrë hapa shumë shpejt të sigurisë dhe mos me e dërgu gjithkënd nëpër Smrekonicë dhe në vende të tjera. Mirëpo në mënyrë profesionale të mendohet dhe analizohet me eksperta dhe jo me njerëz që kanë filluar dje të punojnë”, përfundoi ish drejtori i burgjeve të Kosovës Sokol Zogaj.

/GazetaBlic/