Lajme

Ish-deputeti sërish kandidat i Vetëvendosjes për deputet

01/13/2021 20:09
nga:A. R.

Arber Rexhaj ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka falënderuar aktivistët e degës në Prizren, të cilët e kanë votuar.

“Falënderoj aktivistët dhe delegatët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren të cilët sot më votuan duke më nominuar si kandidat për këto zgjedhje parlamentare. Faleminderit juve, të cilët ma mundësuat që t’ua zgjas dorën qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre drejt Fitores sonë të Madhe. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Ai ishte deputet i LVV-së edhe në legjislaturën e kaluar.