Lajme

Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është rrenc patologjik, ka urrejtje ndaj krenarisë shqiptare

10/05/2022 20:45
nga:G C

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi e quan Albin Kurtin gënjeshtar të madh në qeverisjen që ai po bën, raporton GazetaBlic.

Krasniqi thotë se Kurti është një gënjeshtar patologjik, ku sipas tij shkoi në Amerikë për takime dhe nuk sjelli asgjë në Kosovë.

Ai përmendi edhe videon e fundit nga VV-ja, ku thotë se Kurti ka urrejtje ndaj krenarisë shqiptare.

“Albini veç ka rrejt në gjithçka, thoshte nuk flas me Serbinë dhe ju qes kushte, por ndodhi e kundërta. Është një rrenc patologjik, ka shkuar në Amerikë për t’u takuar me shumë firma dhe nuk sjelli asgjë në Kosovë.

Albin Kurti nuk kërkon falje që ka rrejt, ka urrejtje ndaj krenarisë shqiptare”, thotë Krasniqi në Politiko.