Lajme

Ish deputeti i PDK-së viziton Kadri Veselin: Të gjithë janë mirë dhe me motive të larta, Gucati më priti me tortë

06/23/2022 15:27
nga:N M

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha ka njoftuar e ka vizituar Kadri Veselin në Hagë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij ai ka takuar vetëm Kadri Veselin dhe jo të tjerët për shkak të agjendës së shkurtër të vizitës.

Hoxha ka thënë e të gjitha janë mirë me shëndet dhe me motive të larta.

Ai ka rrëfyer se gjatë takimit me Veselin Hysni Gucati është futur në dhomën ku po qëndronin duke e pritur atë me një tortë.

Njoftimi i plotë:

Ndjenjat dhe emocionet ishin të veçanta kur mendoja që brenda këtij objekti mbahen padrejtësisht personalitete të cilët e krijuan historinë tonë të re.
Në çdo sekond emocionet ishin duke u shtuar deri sa kalova procedurat e kontrollit dhe hyra brenda.
Fillova të ndihesha më mirë kur në një dhomë të veçanet e me një përqafim të ngrohët u përshëndeta me Kryetarin Kadri Veseli.
Ai me buzëqeshjen e tij, sharmin e tij dhe motivin e tij të lartë që ka gjithmonë ma krijoi përshtypjen qe nuk isha në atë ambient por sikur isha për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës.
E pyeta për Presidentin, Bacën Jakup, Rexhen dhe çlirimtarët e tjerë, fatmirësisht të gjithë ishin mirë dhe me motive të lartë. Pata dëshirë që t’i takoj të gjithë por ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër të vizitave që kishin.
Gjatë takimit me kryetarin Veseli u hap dera dhe mendova që përfundoj koha e vizitës kur me një torte në dorë si në zakonet e Drenicës hyri Hysni Gucati i cili na nderoi shumë, në dalje takova edhe Pjetër Shalën.
Ata janë krenaria jonë, liria jonë. Unë jam thellë i bindur në pafajësinë e tyre dhe pres që shpejt do t’i kemi në mesin tonë, ata i duhën Kosovës, familjeve të tyre dhe popullit shqiptarë.
Të fala të përzemërta nga çlirimtaret!