Showtime

Ish-banori i Big Brother flet për gjendjen e tij shëndetësore pasi doli pozitiv me Covid-19

03/31/2020 19:27
nga:N S

Petriti ka folur lidhur me gjendjen e tij.

Pak ditë më parë ish-banori i “Big Brother” Petrit Bylykbashi, pranoi se është infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai tha se ishte i bindur se do e kalonte këtë sfidë dhe u kërkoi të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ditën e sotme, në emisionin “Shqipëria Live” ai ka treguar për gjendjen e tij dhe thotë se simptomat janë të lehta.

Petriti thotë se nuk ka temperaturë të lartë dhe dhimbjet zgjatën vetëm 10 minuta.
Ish-banori i “Big Brother” tha se nuk e di nga u infektua, pasi ka pasur kontakte me shumë njerëz.

“Kam katër ditë që kam rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa simptomat është dita e 11 që i kam. Kam pasur dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks. Por unë s’kam pasur ethe, në asnjë moment. Dhimbjet 10 minuta më kanë zgjatur. Temperaturë kam pasur jo aq të madhe, vetëm dy herë. Realisht nuk e di nga kush e kam marrë sëmundjen, por në atë kohë që unë jam prekur nga Covid-19 kam pasur takim me mbi 80 persona në ditë. Kam pasur kontakte me persona që kanë pasur ardhur nga vendet evropiane, nuk kam një vend se ku mund ta drejtoj gishtin. Po sigurisht ia kam transmetuar të gjithëve që jam i infektuar me virus. Edhe katër personat që unë i kam pasur afër gjatë gjithë kohës, kanë rezultuar negativë. Ato kanë bërë testimet, të gjithë janë në vetëizolim. Unë jam mësuar të qëndroj në shtëpi, kam qëndruar dhe në Big Brother. Ushqimin po ma sjellin para derës së banesës”, u shpreh ai.