Showtime

Ish banori i Big Brother Albania, Petrit Bylykbashi diagnostifikohet me koronavirus

03/26/2020 22:27
nga:L I

Ish banori i Big Brother Albania, Petrit Bylykbashi është diagnostifikuar me Covid 19, shkruan GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi të bërë në Facebook, ndërsa ka lutur të gjithë ata që e kanë takuar gjatë këtyre dy javëve të lajmërohen në numrat përkatës.

“Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume”, ka shkruar Petriti.

/GazetaBlic