Largimit të shumë personave nga VV-ja, po i gëzohen ish aktivistë të kësaj Lëvizje, që u larguan nga ky subjekt kohë më parë.
Artan Muhaxheri ish anëtar i VV-së, i cili u largua vite më parë nga kjo parti, ka thënë se askush nuk duhet fajësuar nëse i beson VV-së, ngase sipas tij kjo parti di të luaj shumë mirë me ndjenja dhe emocione të njerëzve.
Ai thotë se me largimin nga VV-ja, jo që kanë shpëtuar ata, por edhe rinia nga indoktrinimi.
“Ju nuk keni faj qe i besuat një partie siç eshte Vetëvendosje sepse ata kane ditur mirë te luajn me ndjenjat dhe emocionet e juaja,por konsideroj se me shpartallimin e saj nuk keni shpetuar vetem ju, por ka shpetuar rinia nga indoktrinimi ashtu siç ka shpëtuar Kosova nga instalimi i mundshëm i rrymave ekstremiste në qeverisje.”ka shkruar ai./GazetaBlic/