Lajme

Ish-ambasadorin britanik, e rrahin brutalisht në rrugë!

07/12/2018 23:01
nga:Gazeta Blic

Sir Christopher Meyer, 74 vjeç, ishte në Victoria, kur u shënjestrua nga dy sulmues, tha gruaja e tij për “Times”.

Diplomati në pension, i cili ishte po kthehej në shtëpi, mbeti i gjakosur, me një sy të fryrë dhe hundën e thyer.

Rasti vjen kur policia po përpiqet të përballet me një valë krimi të dhunshëm në të gjithë vendin.

Shkeljet e dhunshme u rritën 21 për qind vitin e kaluar, me 1.3 milion të regjistruar.

Gruaja e Sir Christopher, Baronesha Meyer, tha se nuk e mban mend sulmin, por policia beson se çiftin mund të kenë dashur ta vjedhin.

“Unë jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme, diçka të tillë mund ta shihni në një zonë lufte”, tha ajo.

09/18/2018 21:28

Mësoi vet t’i binte kitarës, 11-vjeçari mahnitë me përfomancën në rrugë