Lajme

Isë, a e ke parë video mesazhin e Albin Kurtit?!

01/20/2020 10:40
nga:B. D

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) sërish ka publikuar një video mesazh por kësaj herë jo nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan GazetaBlic.

Kurti i cili ka dërguar emrin e tij për mandat të qeverisë, videomesazhin e ka bërë pikërisht në Kuvendin e Kosovës, në vendin e njëjtë ku ishte takuar disa herë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Madje Kurti shihet gjatë videos se është i pozicionuar në vendin e njëjtë (ulësen) sikurse gjatë takimeve me Isa Mustafën, por që sigurisht në këtë video mesazh nuk është Isa Mustafa.

Kurti videon mesazhin e ka menduar në detaje.

Aty shihen edhe disa lëngje dhe gota të zbrazëta sikurse që ishin parë edhe në takimet mes Kurtit dhe Mustafës.

Vendi i takimit është i tëri i përgatitur, aty mungon vetëm Mustafa, por që ky i fundit ka vendosur që të mos ketë takime vetëm në rast se vije momenti për nënshkrimin e marrëveshjes.

Kurti publikon videon ku flet për propozimin e mandatarit që iu dërgua Presidentit, tregon se a ka marrëveshje me LDK-në

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 20 janvier 2020

02/28/2020 13:49

Albin Kurti ndau 15 milionë euro për të paguar rrymën e serbëve në veri, vjen reagimi i deputetes së AAK-së