Sporti

Isco flet pas largimit të Solarit, ka një mesazh interesant për Zidane!

03/14/2019 20:34
nga:Lorik J

Isco ka mirëpritur rikthimin e Zinedine Zidane, pasi ai beson se francezi është i duhuri për stolin e Real Madridit.

Isco thotë se rikthimi i Zizou është një lajm i mirë për të gjithë lojtarët dhe tifozët e klubit, përcjell GazetaBlic.

“Ne të gjithë dimë gjithçka për të; si për kohën kur ai ishte lojtar, si dhe për kohën kur ai ishte trajner. Është një lajm i mirë për të gjithë rikthimi i tij”, tha fillimisht Isco.

“Ai është rikthyer në një kohë të vështirë. Ai e do Real Madridin dhe shpresojë se ai mund të na ndihmojë që të na rikthejë sukseset.”

“Ne duhet të kthehemi vitin e ardhshëm me vendosmëri për të fituar trofe, dhe ne tashmë po punojmë shumë për ta bërë këtë të mundshme”, përfundoi mesfushori i Real Madridit, Isco Alcorcon.

/GazetaBlic/