Sporti

Isco çdo herë e më afër largimit nga Santiago Bernabeo

12/07/2018 12:40
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për fantazistin e Real Madridit, Francis Alorcon ISCO, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit po kërkon largimin nga Santiago Bernabeo, pas disa sezoneve të kaluara te kampionët aktual evropian.

Tani në garë për t’i siguruar shërbimet e tij ka hyrë edhe gjiganti gjerman, Bayern Munchen, që po monitoron situatën e futbollistit.

Në mini-afatin kalimtar të Janarit mund të mësohet shumëçka sa i përket të ardhmes së mesfushorit fantastik spanjoll.

Ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual lidhur me këtë operacion transferimi.

Ky pritet të jetë edhe një tjetër problem për trajnerin Solari.

/GazetaBlic/

12/06/2018 11:10

Isco në Juventus, Hazard në Real Madrid