Lajme

Isa Mustafa uron Fitër Bajramin: Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë!

05/24/2020 08:24
nga:N.K

Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka uruar këtë festë, shkruan GazetaBlic.

Mustafa në telegramin e tij për këtë ditë, ka thënë se ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre.

Telegrami i plotë:

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Islame, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Përmbyllja me devotshmëri e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë treguan përkushtim dhe adhurim ndaj Zotit, privuan veten nga ushqimi dhe pirja, në emër të solidaritetit dhe fisnikërimit të shpirtit njerëzor. Uroj që të gjithë ata që agjëruan, Zoti të ua pranoj agjërimin dhe lutjet e tyre.

Devotshmëria dhe përulja ndaj Zotit duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet më të mira ndërnjerëzore, të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira si vlerat më të larta humane.

Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre.

Kosova ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës etnike dhe fetare, ndërsa ky mozaik është pasuri e çmuar e popullit tonë. Populli i Kosovës përmes festave çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Paçi dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenie në familjes tuaja.

Urime festa e Fitër Bajramit!”

09/17/2020 18:43

Hoxhaj: Isa Mustafa i facebookut nuk është i vërteti, po e mbronë Hotin nga kompromiset ku e ka futur vendin