Lajme

Isa Mustafa tha se nuk u pendua pse e bëri Hashim Thaçin president: Surroi me një këshillë interesante për kryetarin e LDK-së

01/11/2019 19:39
nga:Gazeta Blic

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se nuk është penduar pse e zgjodhi Hashim Thaçin president.

Ajo në një shënim në Facebook i tha Mustafës se ai mund të bëjë edhe koalicion parazgjedhor me PDK-në, raporton Gazeta Blic.

“Na e vërtetuat se për ju paska qenë më me rëndësi kolltuku sesa interesi i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Shënimi i plotë:

Jo, hiç mos u pendoni.

Bile shikoni në mundeni me e ba edhe një koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Na e vërtetuat se për ju paska qenë më me rëndësi kolltuku sesa interesi i Kosovës.

Prandaj edhe nuk keni të drejtë morale që ta kritikoni as Thaçin e as PDK-në.
Shtet hajgare!

A u pendua Isa Mustafa pse e zgjodhi Hashim Thaçin president?! Kjo është përgjigja interesante