Lajme

Isa Mustafa: Takimi i radhës më Albin Kurtin, duhet të jetë takimi i fundit për marrëveshje

01/15/2020 15:07
nga:Y I

Lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ai dhe Albin Kurti duhet ta zhvillojnë edhe takimin e radhës mes tyre.

Sipas tij, takimi i radhës duhet të jetë i fundit, ku duhet që ose të merren vesh, ose të thonë se nuk po merren vesh.

“Takimi i radhës duhet të jetë takimi i fundit. Ai takim mund të zgjas 30 minuta dhe jo nga 3-4 orë”, tha ai, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, në takimin e radhës ose duhet të merren vesh, ose të tregojnë se nuk ka marrëveshje.

“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që LV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar LDK-ja, e që e njejta shton se do të vlerësohen në organet e partisë.

“Ne nuk kemi ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona”, ka thënë ai.

Drejtpërdrejt nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Drejtpërdrejt nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 15 janvier 2020

Ndërsa, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur ofertën e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në propozimin e LDK-së thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri”.

Hoti ka thënë se sot iu është dorëzuar LVV oferta me shkrim, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Postimi i plotë:

Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani, LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Propozimet tona, të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së.

Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).

2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:

a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.3. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.4. Si rezultat i kësaj marrëveshje:

a. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
• VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
b. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
• VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
• LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.