Lajme

Isa Mustafa: Seanca për votimin e Qeverisë mbahet të shtunën ose të hënën

05/29/2020 11:14
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.

Këtë qëndrim Mustafa e ka dhënë para se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton Koha. Takimi po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

Mustafa nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

“Do t’a uroj Hotin nëse ruan territorin e Kosovës, ndryshe haram buka e uji i saj”

07/10/2020 23:52

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet deputetit Ukaj: Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!