Showtime

Isa Mustafa për Leze Qenën: Simbol i emancipimit tonë

03/25/2020 19:21
nga:L I

Isa Mustafa e ka quajtur ikonë të artit artisten tashmë të ndjerë, Leze Qena, shkruan GazetaBlic.

Kryetari i Ldk-se ka shkruar se ajo është simbol i emancipimit shqiptar.

Postimi i plotë:

Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena. Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona.
Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë. IM

Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85 vjeçare.

/GazetaBlic