Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit, raporton Gazeta Blic.
“E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli” shkruan Mustafa në Facebook.
Mustafa tha se vdekja e prindit është i rëndë, e veçmas kur nuk je pranë tyre.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar.
Isa Mustafa