Lajme

Isa Mustafa nesër do të zhvillojë një takim të rëndësishëm

12/03/2019 20:12
nga:A. R.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nesër pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

Takimi do të zhvillohet në ora 10:15.

Lajmin e ka konfirmuar Besian Mustafa, zëdhënës në LDK.

“Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit ndërsa pas takimit Zyra për Informim lëshon komunikatë për medie”.