Lajme

“Isa Mustafa në ditën e parë të punës do ta hiqte taksën”

08/14/2019 20:02
nga:Blerim Halili

Deputetja dhe nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka shkruar sot për takimin ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, njofton Gazeta Blic.

Ajo ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë se ka hipokrizi dhe se ai do ta hiqte taksën në ditën e parë të punës nëse ai do të bëhej kryeministër.

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij”, ka thënë Haxhiu.

Ky është postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij” HTH.
Kur jemi te taksa;
I vetmi subjekt dhe i vetmi kryeministër që nuk do ta heq atë,është Aleanca dhe Ramush Haradinaj. Askush tjetër , madje as ata që sot jan struktur dhe nuk po guxojnë as ta permendin.
Isa , këtë e di më së miri , prandaj përpiqet të shkruaj për të manipuluar opinionin.
Populli thotë ;për t’u hedhur hi syve”…
Kush do t’u besonte sot,konstatimeve të Isa Mustafës për ish qeverinë e “sukseshme” të tij.
Kush do t’i besonte Isa Mustafës, kur në njerën anë akuzon të gjitha subjektet politike (strukturat e tyre)e më së shumti ata që e quajtën tradhtar dhe argat të Serbisë dhe për po të njëjtët thotë se mund të ketë bashkëpunim.
Ai ka gjithë të drejtën për të zgjedhur partnerët e preferuar por në anën tjetër padrejtesisht po e ngre gishtin drejt të tjerëve , kur bashkëpartiakët e tij e quajnë ministër të Rrahman Morinës dhe keqpërdorues tē fondit të 3%-it.
Ne e kemi të qartë se përse Isa Mustafa merret tani me shkrime e postime të tilla.
Por paraprakisht ne i sygjerojmë që t’i qartësoj gjërat me vet Isa Mustafën para se të takohet me njeriun , tē cilin mbase edhe mund ta falë për të gjitha të “bëmat”duke i dhuruar madje edhe pozitën e kryeministrit.Kjo nuk është puna jonë.
E jona është që të ngrejm zërin kundër hipokrizisë së tij në përpjekje për të manipuluar opinionin , njëjtë siç është mësuar të keqpërdor me vite LDK- në dhe votuesit e saj.
Ndaj , Isës askush nuk i ka faj që ai po përpëlitet me ndërgjegjen e tij të vrarë”./Gazeta Blic