Lajme

Isa Mustafa: LDK e kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve, marrëveshja arrihet në tavolinë

03/27/2020 21:28
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për deklaratat e Palmer dhe Grenell se nuk ka marrëveshje sekrete Kosovë- Serbi.

Sipas Mustafës, marrëveshja me Serbinë bëhet në tavolinë, ku garantues janë SHBA-të, raporton Gazeta Blic.

“LDK është deklaruar qartë se nuk e përkrah asnjë marrëveshje që mund të çojë në shkëmbimet territoriale”, tha Mustafa në RTK.

Mustafa e ka fajësuar edhe presidentin Thaçi, që ka krijuar konfuzion me idetë e tij, që mund të ketë bashkim të Luginës me Kosovën.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që SHBA-të e kanë marrë përsipër që të jenë ndërmjetës dhe garantues në negociatat Kosovë- Serbi, raporton Gazeta Blic.

Grenell: Albin Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

06/02/2020 19:37

Mustafa: U përgatitëm për sfidat e reja, votat për qeverinë i kemi!