Lajme

Isa Mustafa: LDK e gatshme për zgjedhje

03/16/2019 18:57
nga:A. R.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka takuar kryetarët e degëve të LDK-së lidhur me procesin zgjedhor në këtë pari.

Mustafa përmes një shkrimi në facebook ka thënë se në mbledhje konfirmuan gatishmërinë dhe disponimin e lartë për zgjedhje dhe për ta fuqizuar LDK-në, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,
Sot takova kryetarët e degëve të LDK-së, lidhur me bashkërenditjen e procesit zgjedhor.
Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë

 

10/16/2019 19:16

Kjo është koha kur pritet certifikimi i rezultateve