Lajme

Isa Mustafa i shkon në takim Hashim Thaçit

03/09/2020 10:35
nga:E Sh

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim.

Thaçi përmes një komunikate për media, mbrëmë ka njoftuar se sot do të presë në takim të gjithë liderët e partive politike shqiptare parlamentare, për siç ka thënë ai, konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror.

I pranishëm është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Përveç takimit i cili po mbahet tash me Mustafën, liderët e partive tjera ende nuk e kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë.

Ndërkaq në agjendën e dërguar të kryeministrit Kurti, nuk figuron takimi me Thaçin.

Presidenti takon liderët, të parin Mustafën, Kurtin të katërtin