Lajme

Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk e përjashtuam. “Ende s’kemi vendosur për emrin e kryeministrit”

04/20/2020 15:16
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e kanë përjashtuar Vjosa Osmanin.

“Ne nuk e kemi përjashtuar Vjosa Osmanin. Ajo tashmë e ka dhënë qëndrimin e saj publik, prandaj s’kemi pasur pse ta ftojmë në këtë takim”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër.

Për emrin e kandidatit për kryeministër, do të vendosin në strukturat e partisë.

“Ne sot kemi diskutuar për vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për koalicionin me AAK e Nisma”, tha ai.

Mustafa ka theksuar se janë në pritje që Vetëvendosje ta pranoj ose ta refuzoj çështjen e mandatrit.

Ai ka kërkuar që Vetëvendosje të mos e prolongoj procesin e formimit të qeverisë së re.

“Ne e bëjmë një qeveri, vetëm me figura të pastërta dhe që nuk kanë pasur probleme me ligjin”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

https://gazetablic.com/flet-isa-mustafa-per-qeverine-e-re-i-kemi-keto-kushte-edhe-per-patneret-qeverises-aak-e-nisma/

03/19/2020 21:53

Deputeti i LDK-së është i bindur: Qeveria e ardhshme do të jetë LDK-PDK