Lajme

Isa Mustafa i mbledh deputetët e LDK-së

07/20/2018 15:20
nga:A. R.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, muaj më parë është kthyer nga Gjermania, ku kishte shkuar për shërim.

Përkundër që ai është kthyer që një kohë të gjatë në Kosovë, shfaqjet e tij në publik kanë qenë jashtëzakonisht të rralla.

Mustafa nuk kishte mundur të merrte pjesë edhe në shumë evente të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç ndonjë rasti kur deputetët e kësaj partie, kishin shkuar tek ai në shtëpi për tu konsultuar për ndonjë vendim politik.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi, ku shihet Isa Mustafa, së bashku me disa nga deputetët e kësaj partie.

“Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!#LDK”, është mbishkrimi që Abdixhiku ia ka dhënë fotografisë, teksa në të përvec Isa Mustafës, shihen edhe deputetët: Avdullah Hoti, Arban Abrashi, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala. Po ashtu në këtë takim kishte qenë edhe kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vlora Dumoshi

02/27/2020 07:33

Gratë deputete, përtej përkatësisë partiake