Lajme

Isa Mustafa e zbulon një bisedë telefonike që kishte sot me Grenell: Më ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC

03/06/2020 22:56
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sot ka biseduar në telefon me ambasadorin Richard Grenell.

Ky i fundit thotë se Grenell e ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC.

“Sot më ka kontaktuar Grenell në telefon, më ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC”, është shprehur Mustafa.

Tutje ai tha se tarifa duhet hequr pa kushte sepse kështu po thotë aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tarifa nuk i bën më mirë Kosovës, tarifa duhet të hiqet sepse aleati ynë po thotë hiqe pa kushte dhe mos veproni menjëherë me reciprocitetin”, ka thënë Mustafa në RTV 21.

“E mbi këtë bazë ne duhet ta heqim tarifën, me të gjithë aleatët tanë duhet të konsultohemi se kur duhet ta presim Serbinë të reflektojë”, shtoi Mustafa.

Mesazhet për Trumpin dhe Grenellin – mësohet përmbajtja e shkrimit të Albin Kurtit në gazetën gjermane

05/29/2020 00:14

Vjen edhe deklarata e Grenell pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese