Lajme

Isa Mustafa dështon edhe brenda LDK-së

05/05/2017 19:19
nga:A. R.

Deputeti i LDK-së nuk ndryshon qëndrimin e tij sa i përket Demarkacionit.

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka thënë që do të vazhdoj ta kundërshtoj marrëveshjen e Demarkacionit.

“Qëndrimin tim rreth Demarkacionit e dinë të gjithë dhe jam konsistent sa i përket kësaj” tha Bulliqi për GazetaBlic.

Kjo deklaratë e deputetit vjen pasi që kryeministri Mustafa ka bërë të ditur që të hënën do ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës me Malin e Zi.

Poashtu përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Mustafa ka zhvilluar një telefonatë me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee ku janë pajtuar që të hënën demarkacioni të shkojë në Kuvend.

Emisioni: Fakt Plus Mysafir: Muharrem Kuçi , Anëtar i Kryesisë së NismësTema: Dorëzimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Posted by Gazeta 'Tribuna' on Freitag, 5. Mai 2017

07/22/2019 07:27

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë